Kukësi nis me ndryshimet, largohet trajneri Mirel Josa

Kukësi nis me ndryshimet, largohet trajneri Mirel Josa

Mirel Josa nuk është më trajner i Kukësit. Ka qenë vetë klubi verilindor që nëpërmjet një komunikate të bërë së fundmi, ka bërë me dije se është mbyllur bashkëpunimi i me Josën.

Kukësi zhvilloi një sezon jo shumë të mirë, teksa e mbylli në vendin e 6-të, shumë larg objektivave në fillim të sezonit. Në këtë situatë, drejtuesit kanë vendosur që të bëjnë ndryshime të shumta në skuadër, në mënyrë që të krijojnë një ekip kompetitiv.

Gjithçka ka filluar nga trajneri, ku pas largimit të Josës, në ditët e ardhshme pritet të zyrtarizohet edhe “timonieri” i ri.

Kujtojmë se Josa ishte trajneri i tretë që drejtori Kukësin në sezonin që lamë pas, teksa fillimisht u emëruar Skënder Gega dhe pas largimit të tij, drejtimin e mori ish-kapiteni Rrahman Hallaçi, i cili qëndroi deri në janar, atëherë kur drejtimi i skuadrës iu besua Josës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy