
Interi ka bërë një hap fals në kampionat, teksa është mposhtur nga Sassuolo, brenda në “San Siro”.
Skuadra mike triumfoi 0-2, falë dy golave të shënuar në pjesën e parë nga Raspadori dhe Scamacca.
Zikaltërit humbasin mundësinë për të marrë kreun e renditjes, që mbahet nga Milani me 56 pikë, 2 pikë më shumë se skuadra e Inzaghit, që gjithsesi ka edhe një ndeshje më shumë për të luajtur.
Në rast të një fitoreje të Napolit të hënën ndaj Cagliari, atëherë Interi do të zbriste përkohësisht në vendin e tretë.



