
Sebastian La Torre është lojtari më i ri i Flamurtarit.
Sulmuesi peruan, u largua nga Kukësi dhe do të luajë i huazuar deri në fund të sezonit te skuadra vlonjate.
Kuqezinjtë, njoftuan këtë të premte afrimin e sulmuesit 25-vjeçar.
La Torre luajti me Kukësin në 12 ndeshje në Superiore, ndërsa arriti të shënojë edhe 4 gola.



