Milan do të luajë në Europa League, “Djalli” fiton betejën ndaj UEFA-s (VIDEO)

Milan do të luajë në Europa League, “Djalli” fiton betejën ndaj UEFA-s (VIDEO)

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv përmbys gjithçka, skuadra italiane e Milanit do të marrë pjesë në edicionin 2018/19 të Europa League. 

CAS ka vendosur ta 'rrëzojë' ndalimin një-vjeçarë të lëshuar nga UEFA në fund të qershorit e cila vendosi të përjashtojë Milanin nga garat europiane, pasi konkludoi se nuk ishin respektuar normat e Fair Play-t Financiar

Gjykata e Lozanës ka vendosur t’i japë milanezëve një ndëshkim më të përshtatshëm. 

“Sky Sport” shkruan se “Djalli” do të ketë mundësinë të marrë pjesë në kompeticionet europiane pavarësisht vendimit UEFA-s.

CAS-i ka vendosur të rikthejë kuqezinjtë sërish te UEFA, për të marrë një tjetër dënim, por këtë herë më proporcional, të ndarë mes gjobës dhe reduktimit të listës europiane.

Pas këtij vendimi në favor të Milanit, Fiorentina është skaudra që është dëshpëruar më shumë, pasi në rast se kuqezinjtë do të mbeteshin jashtë Europës, do të ishin pikërisht vjollcët që do t’i zëvendësonin dhe ishin pikërsiht këta të fundit që do përfitonin dhe nga të ardhurat finaciare për pjesëmarrjen në kupat e Europës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy