
Koha kalon si pa e kuptuar por ekipet i rikthehen objektivave të dikurshëm.
Referuar La Ligas Atletico Madridi do të jetë një protagonist absolut duke qenë se drejtohet nga një trainer tejet kërkues.
Diego Simeone i ka kërkuar Enrique Cerezos të japë maksimumin për të transferuar Morten Hjulmand në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’, lider tek Sporting Lisbona.
Mesfushori prej tre vitesh aktivizohet për kryeqytetasit, i cili e ka shprehur dëshirën të provojë veten në Spanjë.
Për ‘’ Los Colchoneros ‘’ është një mesazh pozitiv të cilët natyrisht i ofrojnë një ambjent komod dhe shansin për të fituar tituj.
27 vjeçari shquhet për personalitetin, leximin perfekt të lojës dhe fitimin e dueleve.
‘’ El Cholo ‘’ fokusohet gjithmonë tek lojtarët kompetitivë të cilët kanë një peshë specifike brenda grupit dhe Morten Hjulmand e plotëson këtë kriter.
Megjithatë, drejtuesit nga Lisbona do të mundohen të përitojnë pasi ishi i Lecces është i padiskutueshëm në 11-shen e Rui Borges.
Një ekip elite në cilindo kampionat gjithmonë insiston për qëndrimin e lojtarëve që bëjnë diferencën dhe në rastin konkret gjigandët e Portugalisë do të vijojnë këtë linjë.
Do të jetë e vështirë referuar deklaratës së dhënë nga Morten Hjulmand i cili në sezonin e shkuar kontriboi me 2 gola dhe 3 asiste në 22 sfida tek të ashtuquajturit ‘’ Luanët ‘’.



