Manchester United, objektiv tek Galatasaray

Manchester United, objektiv tek Galatasaray

Problemet e njëpasnjëshme të Manchester United sidomos në repartin e avancuar janë pasuar me tentativat e drejtuesve për ti dhënë njëherë e mirë fund gjatë merkatove vijuese.

‘’ Djajtë e Kuq ‘’ të lideruar nga Ruben Amorim tashmë janë fokusuar tek Yunus Akgun, i cili po lë gjurmë në rradhët e Galatasaray-t.

24 vjeçari po e përforcon idenë në çdo ndeshje se është një ndër më premtuesit në futbollin turk, shumë i aftë teknikisht dhe gjithashtu në finalizim.

Ecuria shumë e mirë i ka dhënë shansin të pretendohet prej një ndër klubeve më të pasur në botë, i cili arriti shumë suksese në të shkuarën.

Traineri portugez ka filluar një etapë shumë të rëndësishme në karrierë dhe në rastin konkret Yunus Akgun e ka befasuar, i konsideruar nga ekspertët i ngjashëm me bashkombasin Arda Guler.

Një transferim në ‘’ Old Trafford ‘’ do të ishte pa dyshim një hap shumë i suksesshëm në karrierë dhe një provë në një ndër pesë kampionatet më prestigjozë të Europës siç është Premier League.

Potenciali në aspektin ekonomik por edhe emri i jep kësaj skuadre një lloj avantazhi gjatë merkatove por sigurisht tiforzeria e zjarrtë e Galatasaray-t dhe stafi drejtues shpreson qëndrimin e Yunus Akgun në ‘’ Ataturk ‘’.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy