
Në metrat e fundit të merkatos , Barcelona po tenton me çdo kusht fuqizimin e arkave dhe është drejt një akordi për Aubameyang dhe Depay .
Gabonezi dhe hollandezi mbërritën në ‘’ Camp Nou ‘’ për të ndryshuar ofensivën por transferimi i Robert Lewandowskit sikur e ka zbehur prezencën e tyre pavarësisht se Xavi Hernandez është shprehur pro qëndrimit në Katalunjë.
Pa dyshim polaku është një ndër protagonistët e momentit në sulmin e katalanasve dhe për këtë arsye sipas Fabrizio Romanos , ishi i Borussia Dortmundit e shikon si zgjidhje largimin për në ‘’ Stamford Bridge ‘’ , tek një Chelsea që ka filluar të ndryshojë por i mbetet akoma rrugë për të bërë .
Ndërsa Depay është drejt prishjes së kontratës me spanjollët, hap që do të konkretizohet me gjetjen e një ekipi të ri.
Juventusi konsiderohet favoriti momentalisht por problemi i hasur ka të bëjë me kërkesën e sulmuesit e cila arrin 7.5 milionë eurot , shifër që konsiderohet paksa e ekzagjeruar nga drejtuesit e ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ por gjithsesi pritet që kjo histori të përfundojë shumë shpejt dhe Memphis Depay të vishet me ngjyrat bardh e zi.



