
Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, duke folur në konferencën për shtyp, tha se ndeshjen me Bullgarinë nuk e shikon si miqësore, madje zbuloi se ishte dërguar një person për t’i ndjekur nga afër.
I pyetur për formacionin, Silvinjo tha se do të ketë 3-4 ndryshime, jo më shumë, sepse duhet ruajtur grupi.
E kam humbur konceptin e miqësores, kemi dërguar një person nga stafi ynë për të parë nga afër Bullgarinë, ata kanë lojtarë në vecanti, sidomos numrin 4, janë lojtarë të gjatë. Është normale që do të bëhen 3-4 ndryshime, sepse duhet ruajtur dhe grupi që kemi formuar. Nuk mund të bëjmë 6-7 ndyshime në skemë.
Sigurisht që lojtarët e kanë kuptuar pjesën e mentalitet, dhe ndryshimin mes një ndeshje zyrtare dhe miqësore. Ka një audiencë të madhe, është mundësi e madhe për ata dhe mua. Nuk është e drejtë të them emrat që do të luajnë nesër, do të shoh edhe në stërvitjen e fundit.
I pyetur për Brojën, Silvinjo deklaroi se nuk ka ndodhur asgjë me sulmuesin, thjesht nuk ia doli dot për shkak dëmtimi.
Nuk ka ndodhur asgjë me Brojën, është një proces jo i lehtë se vjen pas një dëmtimi 10 mujor dhe ka luajtur pak në ndeshjet e fundit. Një ndeshje para se të vinte te ne luajti 45 min u zëvendësua që të mos kishte probleme. U kontrollua te ne, pati ca probleme u konsultuam me doktorët e Chelsea dhe ishte e qartë që nuk ishte i gatshëm të luante dhe vendosëm të shkonte te Chelsra, kjo është e gjitha.
Sipas tij, Kombëtarja shqiptare ka bërë një hap të madh me fitoren ndaj Çekisë.
Pas ndeshjes me Çekinë, Shqipëria ka bërë një hap të madh, jemi në një grup të fortë ku ka pasur shumë ndryshime. Janë në garë për tu kualifikuar Polonia dhe Çekia, jemi të ndërgjegjshëm për rrugën e bërë, kemi objektiva për të arritur dhe kjo do të vendoset në ndeshjet e nëntorit. Nuk jam aspak i keqardhur për Poloninë në mars, pavarësisht rezultatit më dha mundësi të mira për të parë gjendjen e skuadrës. Nuk e njihja ekipin, kam punuar me stafin nga 10 orë në ditë për të njohur grupin, më pas pata mundësinë që të njihja me lojtarët dhe të përgatisja më mirë ndeshjet e qershorit.



