Paris St Germain, përcakton çmimin për Xavi Simons

Paris St Germain, përcakton çmimin për Xavi Simons

Huazimi i Xavi Simons tek Leipzigu ishte pa dyshim një goditje e qëlluar nga drejtuesit e Paris St Germain.

Hollandezi zhvilloi një sezon të shkëlqyer në rradhët e gjermanëve, për të cilin ‘’ Les Pariziens ‘’ pretendojnë të arkëtojnë 90 milionë euro, sipas ekspertit të merkatos Ekrem Onur.

Shifra është natyrisht e konsiderueshme, e justifikuar nga paraqitjet e 21 vjeçarit, shtuar edhe ato me kombëtaren e '' Tulipanëve " në Europian.

Bayern Muncheni dhe Arsenali do të zhvillojnë një supersfidë gjatë merkatos së verës, dy gjigandë për sa i përket aspektit ekonomik dhe gjithashtu ekipe shumë cilësorë, në kampionatet respektive dhe jo vetëm.

 

Drupal Ad

 

 

 

Nga një anë bavarezët do të tentojnë nën drejtimin e Vincent Kompany të jenë shumë kompetitivë në kampionat dhe në Champions League, të cilët sezonin e shkuar e humbën protagonizmin prej shumë vitesh në Bundesligë.

Gjithashtu edhe ‘’ Topchinjtë ‘’ janë në një fazë rindërtimi dhe me Mikel Artetan në stol kanë ndryshuar në çdo aspekt në krahasim me të kaluarën.

Sezoni i mrekullueshëm tek Leipzigu i ka shërbyer ishi-t të Psv Eindhovenit për të hedhur hapa të sigurtë drejt të ardhmes dhe është shëndërruar në një ndër më premtuesit në Europë.

Pa dyshim që ecuria ka ndikuar edhe në rritjen e vlerës së kartonit dhe mbetet për tu parë se cili ekip do të dalë fitimitar në këtë garë e cila parashikohet shumë emocionuese.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy