
Largimi i mundshëm i Mateo Kovacic nga Chelsea , menjëherë ka vënë në lëvizje drejtuesit e Manchester City-t , për arsye se kroati preferohet nga Pep Guardiola.
‘’ The Citiziens ‘’ kanë zhvilluar një sezon të mrekullueshëm dhe pas fitimit të Premier Leagues dhe Fa Cup , do të tentojnë edhe suksesin në finalen e shumëpritur të Champions Leagues kundër Interit.
Duke qenë se Ilkay Gundogan është pranë largimit nga ‘’ Etihad ‘’ , traineri spanjoll e konsideron të duhurin 29 vjeçarin , i cili mund ti japë shumë avantazhe repartit të mesfushës dhe në lidhje me interesin e bardhekaltërve protagonisti i historisë është shprehur :
“ Manchester City është një ndër skuadrat më të mira të aktualitetit dhe ka zhvilluar një sezon të mrekullueshëm. Mund të them se e meriton kalimin në finalen e Champions Leagues . Merkatoja është e gjatë dhe preferoj të mos nxitohem ‘’, përfundoi Mateo Kovacic.
Një kalim tek ‘’ Qytetarët ‘’ pa dyshim do të ishte një shans për të fituar trofe sepse siç dihet janë një ndër pretendentët në çdo kompeticion, fakt që e demostruan dhe në sezonin aktual.



