
Paul Pogba u afrua me shumë bujë në verë nga Juventusi, por ka qenë shumë larg pritshmërive.
Mesfushori francez u dëmtua në muajin gusht, lëndim ky që e mbajti jashtë fushave për disa muajve. Megjithatë duket se problemet nuk kanë fund për lojtarin.
Pak ditë më parë, Pogba u pezullua nga skuadra për ndeshjen në Europa League, për thyerje disiplinore.
29-vjeçari pritej të ishte gati për ndeshjen me Sampdoria këtë të diel, por as kjo nuk do të ndodhë.
Francezi ka pësuar një dëmtim muskulor dhe do të mungojë në ndeshjen e kampionatit, ndërsa nuk dihet ende koha e rikuperimit.



