Vitor Roque pret Barcelonën

Vitor Roque pret Barcelonën

 Prej disa javësh sulmuesi i Athletico Paranaenses Vitor Roque është shëndërruar në një ndër objektivat kryesorë të Barcelonës.

Për tu transferuar në ‘’ Camp Nou ‘’ 18 vjeçari së fundmi ka deklaruar se nuk mendon për asnjë ekip tjetër përveç katalanasve dhe sipas ‘ Sport ‘ akordi mund të finalizohet për 40 milionë euro.

Ky fakt jep për të kuptuar se drejtuesit e spanjollëve mund ta bëjnë pjesë të ekipit gjatë merkatos së verës , gjithmonë nëse Joan Laporta do të jetë dakord për ti përmbushur pritshmëritë e brazilianëve .

Transferimi i Vitor Roques në Katalunjë do të rezultonte sigurisht një ndihmë shumë e madhe për Robert Lewandowskin dhe do të përforconte ndjeshëm metrat e fundit. Interesi i ekipeve të elitës dhe në rastin konkret i Barcelonës tregon vlerësimin për golashënuesin brazilian por s’duhen harruar problemet e theksuara në aspektin ekonomik, të cilat mund ti largojnë kryesuesit e La Ligas nga objektivi.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy