
Duke filluar nga ora 17:00, Partizani përballet me Kukësin, në ndeshjen e kthimit në çerekfinalen e Kupës.
Të kuqtë vijnë si favoritë në këtë takim, pas fitores minimale në ndeshjen e parë në Kukës. Ndërkohë verilindorët, në një situatë të vështirë, do të kërkojnë kthesën.
Ndeshja do të transmetohet në ekranin e MCN 24, ndërsa janë zbuluar edhe formacionet zyrtare.
FORMACIONET ZYRTARE:
Partizani: Qirko, Hadroj, Preka, Sota, Buxhelaj, Mehmeti, Murataj, Maguette, Cara, Taipi, Mba.
Kukësi: Tafas, Zhongo, Lala, Selita, Reçi, Mingo, Lleshi, Hasaj, Salami, Beshiraj, Nicolai.



