Barcelona, përcakton çmimin për Raphinha-n

Barcelona, përcakton çmimin për Raphinha-n

Niveli impresionues i Raphinhas në sezonin aktual është pasuar me interesin e disa klubeve.

Referuar këtij fakti drejtuesit e Barcelonës kanë filluar ti bëjnë llogaritë duke qenë se bëhet fjalë për disa oferta nga Arabia Saudite.

Siç dihet botërisht kur flitet për këtë shtet, natyrisht tundimi është shumë i madh për lojtarët por edhe për ‘’ Azulgranët ‘’ në këtë rast.

Menjëherë kreu i kuq e bluve Joan Laporta ka theksuar se pretendon të arkëtojë jo më pak se 80 milionë euro për largimin e ishi-t të Leeds United nga ‘’ Camp Nou ‘’.

Por, s’duhet harruar se nëse do të rezultojë kështu, ish fituesit e La Ligas dhe jo vetëm do të humbnin ndjeshëm në fazën ofensivë sepse 27 vjeçari është një lojtar tejet cilësor, teknik dhe i shpejtë, mbështetje e padiskutueshme për Robert Lewandowskin.

Kapaciteti për ti vënë në vështirësi rivalët vlerësohet maksimalisht nga pretendentët, lojtar i cili tashmë është një ndër më të rëndësishmit në 11-shen e Hansi Flickut.

Spanjollët prej vitesh me rradhë synojnë përsëri të kapin majat e futbollit spanjoll dhe atij europian, ashtu siç e bënë edhe në të kaluarën por me një ekip ndryshe, tek i cili spikatën shumë figura të njohura, si Messi, Xavi, Iniesta, Suarez apo Neymar, ndër të tjerë.

Me nivelin e treguar deri më tani Barcelona është qartësisht pretendente serioze për të fituar tituj por edhe merkatot do të marrin vëmëndjen maksimale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy