
Dëmtimi i Fikayo Tomorit e ka vënë disi në vështirësi trainerin Stefano Pioli, të cilin e pret një fazë e dytë e sezonit shumë e luftuar.
Italiani është i ndërgjegjshëm se Milanit i duhen elementë të rinj për të përballuar sfidat vijuese, i cili e ka bërë zgjedhjen për ta zëvëndësuar denjësisht.
Nordi Mukiele është bërë pjesë e planeve të numrit një të stolit, lojtar që sipas ‘ Tuttosport ‘ mund ti ndryshojë funksionimin prapavijës së ‘’ Djallit ‘’.
Faza e parë e sezonit nuk ka rezultuar në lartësinë e duhur për ish fituesit e Scudettos, të cilët u eleminuan nga grupet e Champions Leagues, skuadër që do të përfaqësohet në Playoffin e Europa Leagues.
Flitet për huazimin e 26 vjeçarit por gjithçka do të varet nga përgjigjja e trainerit të ‘’ Les Pariziens ‘’ Luis Enrique gjatë merkatos së janarit.
Në lidhje me sezonin aktual, ishi i Leipzigut numëron 8 sfida me fituesit në fuqi të Ligue 1 dhe për Milanin mbetet prioritet transferimi i tij në ‘’ San Siro ‘’.



