Milan ndjek Zaniolon

Milan ndjek Zaniolon

Rikthimi tek Scudetto 11 vite më pas ka lënë për të kuptuar se drejtuesit e Milanit duhet të jenë shumë vigjilentë në merkato për të mos e zgjatur kaq shumë pritjen për arritjen e sukseseve .

Merkatoja sigurisht do të jetë piknisja e një eksperience të re për ‘’ Djallin ‘’ i cili duhet të japë maksimumin si në Itali ashtu edhe në Champions League .

Nicolo Zaniolo , fitues i Conference Leagues me Romën është bërë pjesë e planeve të italianëve për sezonin 2022-2023 , objektivi i të cilëve është mbrojtja e titullit të Serisë A dhe shkëlqimi në turneun më prestigjoz europian.  

Kuqezinjtë duan medoemos të rikuperojnë identitetin fitues dhe janë në rrugën e mbarë por duke filluar nga 1 korriku , datë kur do të nisë zyrtarisht merkatoja e verës do ta vënë fokusin tek transferimet cilësore me anë të cilave do të tentojnë përsëritjen e sezonit të kaluar .

22 vjeçari e ndihmoi Romën pas shumë vitesh për tu rifutur në librin e fituesve të një kompeticioni europian nën drejtimin e Jose Mourinhos , trainer i cili ndër vite ka shkëlqyer në të gjitha skuadrat, përveç Tottenham Hotspurit .

 ‘’ Verdhekuqtë ‘’ sigurisht do të bëjnë maksimumin për qëndrimin e mesfushorit në ‘’ Olimpico ‘’ sepse edhe Roma do ta fillojë sezonin e ri me etiketën e kampiones dhe konsiderohet domosdoshmëri qëndrimi i pikave më të forta të 11-shes së ‘’ The Special One ‘’. 

38 sfida , 9 gola dhe 8 asiste përmbledhin një sezon të mrekullueshëm të Nicolo Zaniolos por megjithatë mbetet për tu parë se si do të vijojë kjo histori  sepse Milani ka ndryshuar totalisht në lidhje me sezonet e fundit dhe mund të befasojë gjatë periudhës se transferimeve sepse objektivi është mosdevijimi nga kjo rrugë tejet entuziazmuese .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy