Reja zbardh listën e Kombëtares për tre ndeshjet e shtatorit (VIDEO)

Reja zbardh listën e Kombëtares për tre ndeshjet e shtatorit (VIDEO)

Trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja, ka shpallur listën e lojtarëve që do të grumbullohen për tre ndeshjet e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022” ndaj Polonisë, Hungarisë dhe San Marinos.

Risi në listën e re është debutuesi Ernest Muçi, i cili vjen nga Kombëtarja U-21. Ndërkohë, rikthehen në listë të rinjtë Ramen Çepele, Mario Mitaj, Enis Çokaj dhe Armando Broja.

Kombëtarja do të nisë grumbullimin të dielën e 29 gushtit me lojtarët që do të bashkohen me stafin në Varshavë.

Përfaqësuesja shqiptare do të përballet më 2 shtator me Poloninë në transfertë, me sfidën që luhet në stadiumin “PGE Narodoëy” të Varshavës, duke filluar nga ora 20:45. Më 5 shtator, Shqipëria pret Hungarinë në ndeshjen e pestë të eliminatoreve, që luhet në stadiumin “Elbasan Arena” në ora 18:00.

Sfida e tretë e shtatorit është ajo e datës 8, me Kombëtaren që do të presë San Marinon po në “Elbasan Arena”, ndeshje që starton në ora 20:45.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy