Pritet të transferohet në Kosovë, Teuta zyrtarizon largimin e mesfushorit

Pritet të transferohet në Kosovë, Teuta zyrtarizon largimin e mesfushorit

Erando Karabeci edhe zyrtarisht nuk është më lojtar i Teutës. Klubi durrsak nëpërmjet një komunikate zyrtare, ka bërë të ditur se ka mbyllur bashkëpunimin me mesfushorin.

32-vjeçari u bashkua me Teutën 1 vit më parë nga Tirana dhe ia doli që të fitojë titullin kampion, ku edhe ai dha kontribut.

E ardhmja e Karabecit pritet të jetë në Kosovë, aty ku me shumë mundësi do të bashkohet me Prishtinën, që ka shfaqur interes ta marrë në ekip.

Postimi i Teutës:

“Teuta komunikon përfundimin e bashkëpunimit me mesfushorin Erando Karabeci, i cili nga sot nuk është më pjesë e Teutës. Lojtari largohet nga Teuta duke lënë mbrapa plot kujtime për tifozerinë, stafin dhe ekipin. Faleminderit Erando për gjithçka dhe sidomos për titullin e fituar pas 27 vitesh. Përgjithmonë pjesë e familjes blu. Shumë suksese në vazhdim kampion!”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy