Milan peshkon tek Reali

Milan peshkon tek Reali

  Marrëdhëniet e shkëlqyera që  vijojnë të ekzistojnë ndërmjet Milanit dhe  Carlo Ancelottit i kanë shkaktuar shumë entuziazëm në funksion të merkatos .  Kuqezinjtë kanë vendosur ti hedhin sytë tek Real Madridi  duke spikatur  tre elementë që sipas Mundodeportivos pëlqehen shumë nga tekniku 62 vjeçar .  I pari në listë është Brahim Diaz. Progresi i bërë ia ka shtuar bindjet drejtuesve të ‘’ Rossonerove ‘’ se duhet ta transferojnë shumë shpejt në ‘’ San Siro ‘’ .  Vlerat e mëdha nga të cilat karakterizohet andaluzi janë një indikator se s’duhet ta nënvlerësojnë  blerjen e tij sepse mund ti bëjë shumë punë në të ardhmen .  Kësaj piste i ka qëndruar e paluhatur edhe traineri Stefano Pioli që nuk kërkon ta humbasë  dhe ky fakt e forcon idenë e qëndrimit tek Milani.   I dyti në listë është Dani Ceballos .

  Pas dy vitesh qëndrimi tek  Arsenali ‘’ Galaktikët ‘’  janë vënë në gatishmëri për dëgjimin e ofertave . Më konkretja është ajo e Milanit që  e  konsideron si një zëvëndësues të denjë të Hakan Calhanoglu  dhe ‘’ Los Merengues ‘’ e kanë deklaruar se për të lejuar largimin e spanjollit do të kërkojnë minimalisht 20 milionë euro. Lista mbyllet me Alvaro Odriozolan . 

25 vjeçari e ka impresionuar  trainerin Stefano Pioli  dhe do ti kërkojnë  ‘’ Los Merengues ‘’ huazimin e  tij sepse e ardhmja në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ duket  krejtësisht e zymtë .  Problemet e njëpasnjëshme fizike nuk e kanë lënë të ngrejë kokën në një ekip ku kërkesa e llogarisë është e jashtëzakonshme por gjëndja aktuale nuk garanton pothuajse asgjë për të ardhmen dhe kryeqytetasit  janë shprehur të gatshëm të dëgjojnë oferta interesante për ta huazuar përsëri ashtu siç e bënë edhe tek Bayern Munchen me synimin e rikuperimit të formës për të qenë në lartësinë e duhur në sezonin e ardhshëm .

Rikthimi në Champions League imponon patjetër një përgjegjësi më vete në merkato  por pa harruar impenjimin në kampionat dhe kupë , ku milanistët duhet të tregojnë karakterin e fortë të tyre .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy