Mesfushori largohet nga Franca, do të përfaqësojë Algjerinë

Mesfushori largohet nga Franca, do të përfaqësojë Algjerinë

Mesfushori Houssem Aouar, do të largohet nga kombëtarja e Francës dhe do të përfaqësojë Algjerinë.

Lojtari i Lyon, ka luajtur vetëm një ndeshje me kombëtaren e parë të Francës, por ajo ishte në miqësore ndaj Ukrainës dhe për këtë arsye, ka të drejtë të ndryshojë kombëtare.

Vetë presidenti i Federatës së Futbollit në Algjeri, Djahid Zefizef, tha se 24-vjeçari ka dhënë miratimin e tij për të ndryshuar kombëtaren.

Aouar ka luajtur edhe për ekipet e moshave të Francës, por nuk arriti të bëjë dot debutimin me kombëtaren e parë në ndeshje zyrtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy