Kosova mposhtet nga grekët! Fiton Spanja, por ‘ngec’ Gjermania

Kosova mposhtet nga grekët! Fiton Spanja, por ‘ngec’ Gjermania

Kosova ka regjistruar humbje në ndeshjen e dytë të vlefshme për Ligën e Kombeve të zhvilluar të dielën në mbrëmje kundër Greqisë. ‘Dardanët’ në stadiumin Fadil Vokrri u ndëshkuan që në minutën e dytë, ndërsa në vijim pësuan një tjetër gol. Rrjeta e vonshme e Bernard Berishës nuk e shmangu dot humbjen me rezultatin 1-2.

Ndërkohë Spanja nuk e ka patur aspak të vështirë kundër Ukrainës pasi fitoi me ‘poker’. 4-0. Në këtë 90 minutësh mbi të tjerët u dallua talenti Ansu Fati, i cili hyri edhe në histori pasi realizoi gol në moshën 17-vjeçare.

Sakaq Gjermania nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 1-1 kundër Zvicrës. Për ‘panzerat’ realizoi Gundogan, ndërsa për Zvicrën Widmer.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy