Barcelona e fiksuar me Angelo Gabriel

Barcelona e fiksuar me Angelo Gabriel

 Talentët në Amerikën Latine me kalimin e kohës s’bëjnë gjë tjetër veçse impresionojnë ekipet e elitës.

Barcelona i është bashkuar listës së gjatë dhe numri një i stolit Xavi Hernandez ka vendosur për atë të Santosit Angelo Gabriel.

Në të kaluarën ‘’ Blaugranët ‘’ qëlluan në shenjë me kalimin e Neymar Juniorit në ‘’ Camp Nou ‘’ dhe kërkojnë ta përsërisin këtë formulë me anë të një oferte prej 35 milionë eurosh për 17 vjeçarin.

Ekstremi konsiderohet një ndër cilësorët e Brazilit por për firmosjen me Angelo Gabriel , spanjollët duhet të presin edhe pak, deri kur të mbushë 18 vite .

Sipas kësaj teorie , kryeqytetasi do t’i bashkohej kuq e bluve në vigjilje të sezonit 2023-2024 dhe duke qenë se bëhet fjalë për një ekip prestigjoz, parashikohet se nuk do të ekzistojnë barriera deri në arritjen e akordit.

Angelo Gabriel konsiderohet një ndër referentët e të ardhmes edhe në kombëtaren e ‘’ Seleçaos ‘’ , e cila në Botërorin e Katarit do të kërkojë yllin e gjashtë në fanellë dhe natyrisht do ta fillojë këtë kompeticion si një ndër kandidatët kryesorë për tu shpallur kampion.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy