
Kukësi ka fituar supersfidën e javës së 20 të Kategorisë Superiore, duke përmbysur rezultatin ndaj Partizanit me 3-1 në “Selman Stërmasi”.
Të kuqtë e nisën mjaft mirë takimin duke rrëzikuar me Asani e Kulum që tentuan portën, ndërsa goli erdhi 3 minuta nga fundi i pjesës së parë me an të Gojkoviç që kaloi në avantazh të vendasit.
Fraksioni i dytë ishte një tjetër panoramë me verilindorët që morën frenat e loëjs në dorë dhe duke vënë në pozit¡ shumë të vështirë “demat e kuq” mbrojtësi serb Culum u ndëshkua për herë të dytë dhe u largua para kohe nga fusha e lojës.
Superioritetin numerik e shfrytëzuan më së miri skuadra e drejtuar nga austriaku Pacult, që me Sindrit Gurin në minutën e 66 të takimit barazoi gjithçka.
Ndërsa mbrojtësi Rustem Hoxha në minnutën e 70 do të kalonte për herë të parë në avantazh kampionët në fuqi duke i dhënë një goditje skuadrës së kryeqytetit.
Për pjesën tjetër të mbetur të lojës Partizani do të kërkonte me ngulm golin e barazimit, por pak para se të vërshëllente arbitri, Sidrit Guri ndëshkoi edhe një herë kryeqytetasit.
Në minutat shtesë, edhe Elis Bakaj do të linte fushën pas ndëshkimit me të kuq, por ky nuk do të ndikonte për keq në rezultat, përkundrazi bëri që Partizani të hidhej në sulm e të pësonte golin e tretë me kundërsulm në minutën e 6 shtesë, nga 5 që u dhanë.
Në takimin tjetër Vllaznia fitoi "sfidën e mbijetesës". Kuqeblutë mundën 2-0 Teutën, me gola të Çinari e Malota në 45 minutëshin e parë. Pas kësaj fitoreje Vllaznia merr frymë në fund, duke dal përkohësisht nga zona e ftohtë e klasifikimit.
Pas 20 javësh në Superligë Partizani renditet në vendin e 6-t me 28-t pikë, ndërsa Kukësi në vendin e tretë me 32 pikë.



