
Trajneri i Elbasanit, Nevil Dede, foli për MCN TV, pas humbjes që skuadra e tij pësoi ndaj Flamurtarit.
Dede deklaroi se kundërshtari e meritoi fitoren, ndërsa shtoi se kjo ishte ndeshja më e dobët për skuadrën e tij.
Luajtëm, në Vlorë, në ambient dhe kushte shumë të mira. Është ndeshja më e dobët që kemi bërë. Ishim me ritëm shumë të ulët.
Flamurtari e meritoi, ne gabuam te dy rastet e golave. Pjesën e dytë, përsëri nuk arritëm dot të bëjmë mirë, pavarësisht zëvendësimeve.



