Finalja e Conference League, Duka dhe delegacioni i UEFA-s priten në Kryeministri

Finalja e Conference League, Duka dhe delegacioni i UEFA-s priten në Kryeministri

Në kuadër të përgatitjeve për finalen e Conference League, e cila do të luhet në stadiumin “Air Albania” më 25 maj, ditën e sotme në Tiranë është zhvilluar një takim me përfaqësues të nivelit të lartë.

Sipas asaj që njofton FSHF, delegacioni i UEFA-s  i përbërë nga Rémi Decouacon, Thomas Perrot e Denis Bastari i shoqëruar nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe përfaqësues të tjerë të Federatës së Futbollit janë pritur sot në takimin e zhvilluar në ambientet e Kryeministrisë nga drejtues të lartë të institucioneve qeverisë qendrore dhe vendore.

Të pranishëm në këtë mbledhje ishin Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi, Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, Constantin von Alvensleben si edhe përfaqësues të tjerë nga Kryeministria, Policia e Shtetit dhe Bashkia Tiranë.

Në mbledhje u diskutua për disa çështje duke nisur që nga çështjet e mobilitetit që kanë të bëjnë me finalen e UEFA Europa Conference League në Tiranë, çështje të kapaciteteve akomoduese aeroportuale, kapacitetet e parkimit të fluturimeve çarter, transportin publik në tërësi përfshirë dhe atë Rinas-Tiranë e anasjelltas si dhe çështje të sigurisë.

Sakaq, nga grupi i ekspertëve të UEFA-s u bë një prezantim i të gjitha hapave të mëtejshëm dhe sfidave që priten në 4 muajt në vijim deri në ditën e finales.

Diskutimet do të vijojnë në nivel teknik ku të gjitha institucionet prezente në këtë takim do të kenë përfaqësuesit e tyre për të koordinuar çdo detaj me ekspertët e UEFA-s.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy