Protestat ndaj arbitrit, trajneri i Romës pezullohet me 2 ndeshje

Protestat ndaj arbitrit, trajneri i Romës pezullohet me 2 ndeshje

Trajneri i Romës, Jose Mourinho është pezulluar me dy ndeshje. Shkak për këtë janë bërë akuzat dhe protestat ndaj arbitrit në ndeshjen me Hellas Verona, ku verdhekuqtë barazuan 2-2.

Pak minuta para përfundimit të ndeshjes, portugezi u ndëshkua me karton të kuq nga arbitrit për protesta të shumta. Megjithatë nuk u mbyll këtu, pasi Mourinho shkoi deri aty sa akuzoi arbitrin se ishte dërguar nga Juventusi.

Për këtë arsye Gjykatësi Sportiv, në vendimin e marrë së fundmi, bën me dije, se Mourinho është dënuar me dy ndeshje pezullim. Sfidat ku 59-vjeçari nuk do të jetë në stolin e Romës, janë ato ndaj Spezias dhe Atalantës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy