Cavani konfirmon qëndrimin në Manchester

Cavani konfirmon qëndrimin në Manchester

Edinson Cavani i ka dhënë fund spekullimeve të kohëve të fundit që kishin të bënin me një largim të uruguajanit nga ‘’ Old Trafford ‘’.

34 vjeçari mendon se ka akoma për të dhënë tek Manchester United  dhe nuk është ndikuar nga zërat e shumtë në lidhje me të ardhmen .

Duke qenë koshient për cilësitë dhe rëndësinë e sulmuesit tek ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ ishte vetë Ralf Rangnick që e konfirmoi këtë  lajm për të famshmen ‘ BBC ‘ për të cilën është shprehur :

“ Biseduam rreth 30 minuta mbi marrjen e një vendimi dhe Edinson vendosi të qëndrojë deri në fundin e sezonit .  Besoj në potencialin e tij sepse është një lojtar me shumë vlera dhe një model për tu ndjekur nga lojtarët premtues të Manchester United “ , përfundoi ishi-i Leipziguit .

‘’ El Matador ‘’ është shquar gjithmonë si një lojtar tepër kompetitiv , aspekt që i ka dhënë shumë përparësi karrierës duke mbrojtur ngjyrat e skuadrave si  Palermo , Napoli dhe  Paris St Germain , eksperienca që i kanë shërbyer për të përballuar me sukses presionin e të veshurit fanellën e anglezëve , një ndër peshat më të rënda jo vetëm të Anglisë por edhe mbarë globit .

Sulmuesi nga Salto ka shënuar vetëm 2 gola në 11 sfidat e  deritanishme por ka  akoma për të treguar me 20 herë kampionët e Premier Leagues të cilët prej shumë vitesh janë larguar nga trofetë e rëndësishëm por nuk i humbin kurrsesi shpresat se shumë shpejt do të trifumfojnë .

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy