"Conte në vështirësi me mbrojtjen, bosit Abramoviç po i soset durimi"

"Conte në vështirësi me mbrojtjen, bosit Abramoviç po i soset durimi"

 Menaxheri italian i Celsit, Antonio Conte, eshte ne veshtiresi pas problemeve te shfaqura ne repartin e mbrojtjes. Humbja me Arsenalin do te sjelle pasoja per dy titullare, Ivanovic e Cahill, te destinuar tashme per ne pankine.

Conte kerkon qe per te dale nga veshtiresite e monentit, vetem nje pike ne tre ndeshjet e fundit ne kampionat, te sistemoje urgjentisht repartin e mbrojtjes. Kur drejtonte Juventusin sukseset e tij bazoheshin ne mbrojtjen solide. Por, ne Londer e ka veshtire dhe mungesa e  John Terry nuk mund te jete justifikuese.

Shume shpejt do te rikthehet ne dispozicion kapiteni i vjeter e bashke me te edhe Kurt Zouma. Por, alternativat ende mungojne, pasi edhe David Luiz nuk po e justifikon veten.

Kjo eshte aresyeja qe nje muaj pas nisjes se kampionatit po flitet per merkato. Kerkesat e ish-seleksionerit italian jane per Bonucci e Koulibaly, por per kete do te pritet deri ne janar. Sipas mediave britanike, bosit te Celsit, rusit Abramovich,  po i soset durimi dhe tekniku italian duhet te matet mire per ndeshjet e ardhshme. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy