
Mesfushori Fabian Ruiz ende nuk e ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e Napolit mbi rinovimin e kontratës dhe ky fakt afron ekipet e elitës me spanjollin .
Pas Real Madridit dhe Barcelonës , Manchester City do të tentojë transferimin e 26 vjeçarit pasi me shumë mundësi Ilkay Gundogan do ti japë lamturmirën ‘’ Etihad Stadium ‘’ gjatë verës.
Pep Guardiolas i duhet një lojtar determinant në këtë repart dhe tashmë ia ka dhënë dritën jeshile transferimit të ishi-t të Betisit.
Por s’do të jetë aq e lehtë për ‘’ Qytetarët ‘’ sepse prezenca e ‘’ Galaktikëve ‘’ dhe katalanasve në këtë histori duhet të merret në konsideratë për faktin e të qënit ekipe që të ndëshkojnë atëherë kur nuk e pret .
Nëse analizohet situata aktuale e rivalëve të anglezëve , natyrisht Real Madridi ka më tepër mundësi sepse e finalizoi sezonin me dy trofe tejet të rëndësishëm , si Champions League dhe La Ligan ndërsa kuq e blutë ende janë larg sukseseve .
Megjithatë të besuarit e Pep Guardiolas nuk ngelin pas sepse fituan me meritë Premier Leaguen por vijojnë të besojnë se një ditë do t'ia shtojnë vitrinës këtë trofe .
Ilkay Gundogan do të mbahet mend gjatë për dy golat e shënuar në javën e fundit kundër Aston Villas që i dhanë kampionatin e tetë bardhekaltërve , të cilët kurrsesi nuk distancohen nga sukseset dhe pretendojnë të jenë protagonistë në çdo sezon.
Me ‘’ Il Partenopei ‘’ Fabian Ruizit i skadon kontrata në 30 qershorin e 2023-shit dhe me rëndësi për tu theksuar është se kjo verë konsiderohet determinante për të përfituar nga shitja e talentit spanjoll sepse në rastin e mosarritjes së një akordi, fatkeqësisht do ta humbisnin me parametër zero në verën e ardhshme.
Kalimi tek Manchester City për çdo lojtar konsiderohet një sukses më vete sepse vitet e fundit kanë siguruar vazhdimisht trofe dhe për më tepër drejtohen nga një gjiigand si Pep Guardiola.



