
Skuadrat kryesore europiane, vazhdojnë përgatitjet në SHBA, aty ku së fundmi kanë zhvilluar edhe disa miqësore luksi.
Barcelona ka fituar “El Clasicon” e parë për këtë sezon, teksa mposhti minimalisht Real Madrid. Golin e vetëm të takimit e shënoi afrimi i kësaj vere te katalanasit, Raphinha, i cili me një predhë nga jashtë zone, e ndali topin në fund të rrjetës.
Manchester City triumfoi gjithashtu minimalisht ndaj Bayern Munich dhe goli i vetëm u shënua nga sulmuesi i transferuar nga Dortmund, Elring Haaland.
Arsenali fitoi derbin e Londrës, duke shkatërruar me shifrat 4-0 Chelsea, në një ndeshje pa shumë histori. Gabriel Jesus në minutën e 15, Odegaard në minutën e 36, Saka në minutën e 66 dhe Lokonga në minutën e 93, i dhanë fitoren skuadrës së Artetës.



