
Gjatë kësaj merkatoje dimërore e cila tanimë është në metrat e fundit të saj, drejtuesit e Arsenalit kanë insistuar në transferimin e një mesfushori defensiv në ‘’ Emirates ‘’.
Një ndër preferencat e Mikel Artetas është Martin Zubimendi, tejet i rëndësishëm tek Real Sociedadi.
Nëse ‘’ Topchinjtë ‘’ do t’ia arrijnë qëllimit edhe pse koha nuk premton, do të rrezikonin qëndrimin e Thomas Partey, kontrata e të cilit skadon në 2025-sën.
Objektivi i kryeqytetasve është rikuperimi i 50 milionë eurove të investuara në merkaton e 2020-tës dhe gjithashtu një ndryshim në këtë repart, i domosdoshëm për 13 herë kampionët e Premier Leagues.
24 vjeçari u pretendua edhe nga Barcelona në të kaluarën, një komponent kyç edhe tek kombëtarja ‘’ La Furia Roja ‘’.
Mbetja e ‘’ The Gunners ‘’ në prapavije në lidhje me titujt është një shqetësim dhe drejtuesit e angezëve po japin maksimumin për ta ndryshuar historinë.



