Darwin Nunez, opsion për sulmin e Barcelonës

Darwin Nunez, opsion për sulmin e Barcelonës

Pavarësisht se janë bërë dy sezone në ‘’ Anfield Road ‘’, Darwin Nunez ende nuk është adaptuar ashtu siç duhet tek Liverpooli.

Niveli i uruguajanit ka lënë në shumë raste për të dëshiruar por në aspektin e merkatos vijon të sigurojë pretendentë.

‘’ The Redsat ‘’ menjëherë janë vënë në lëvizje për të gjetur një zëvëndësues, të cilët e kanë përqëndruar vëmëndjen tek Ollie Watkins i Aston Villas.

 

Drupal Ad

 

 

 

Ishi i Benfikës konsiderohet një element cilësor nga drejtuesit e Barcelonës, për të cilin do të japin maksimumin gjatë verës.

Tashmë ‘’ Azulgranët ‘’ kanë nisur një tjetër etapë me Hansi Flickun si trainer dhe shpresohet se do të mund ti rikthejë shumë shpejt tek titujt.

Nëse do të ketë sukses, ndoshta 24 vjeçari nga Artigas do të shëndërrohet në një ndër transferimet më të bujshëm të spanjollëve, të cilët prej shumë vitesh po tentojnë ta rikthejnë historinë në çdo kompeticion në favorin e tyre.

Darwin Nunez mbetet një element shumë i rrezikshëm në ofensivë, i favorizuar për shtatlartësinë dhe aspektin fizik, të cilët e ndihmojnë, sidomos në dyluftimet një kundra një.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy