Manchester United, nuk e harron Pau Torresin

Manchester United, nuk e harron Pau Torresin

 Ecuria shumë e mirë e Pau Torresit këtë herë në rradhët e Aston Villas përsëri po shoqërohet me interesin e Manchester United.

Drejtuesit e ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ filluan ta monitorojnë që në kohën kur përfaqësonte Villarealin, i cili po tregon cilësitë edhe në Premier League, tek një rival i sikletshëm.

Eshtë sezoni i dytë i spanjollit në ‘’ Villa Park ‘’ i cili i ka dhënë siguri prapavijës së londinezëve.

27 vjeçari është konsoliduar në 11-shen e bashkombasit Unay Emery, një trainer që po mahnit, skuadra e të cilit mposhti Bayern Munchenin në Champions League.

Aftësitë për tu adaptuar në disa sisteme loje sigurisht i japin një avantazh të ardhmes së qendëmbrojtësit, për të cilin flitet se drejtuesit e 20 herë kampionëve të Premier Leagues do të ofrojnë afro 50 milionë euro.

Ndërkohë, lojtari nga Castellon është maksimalisht i fokusuar tek anglezët por potenciali i Manchester United në aspektin ekonomik ndoshta do të jetë determinant për ta ndryshuar destinacionin gjatë merkatove vijuese.

Faktikisht Aston Villa është shëndërruar në një ekip tejet kompetitiv, në Premier League dhe Europë dhe do të jetë e vështirë që drejtuesit ti japin dritën jeshile largimit të peshave të rënda, pavarësisht ofertave tunduese.

Gjigandët e futbollit europian janë të favorizuar në shumicën e rasteve gjatë periudhës së transferimeve, por nganjëherë edhe aktualiteti i ekipeve më inferiore bën diferencën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy