Plani B i Manchester City-t për mbrojtjen

Plani B i Manchester City-t për mbrojtjen

Firmosja me Erling Haaland ka rikthyer shpresën tek Manchester City për arritjen e çdo objektivi në merkaton verore.

Pep Guardiola momentalisht është i fokusuar tek gjetja e një mbrojtësi të majtë dhe vështirësitë e hasura në lidhje me transferimin e Marc Cucurellas në ‘’ Etihad Stadium ‘’ i kanë detyruar bardhekaltërit të ndezin motorrët për Raphael Guerreiron.

Gjatë merkatove të fundit portugezi është tentuar nga ekipet e elitës dhe ‘’ The Citiziens ‘’ kërkojnë ti rrëmbejnë një tjetër yll Borussia Dortmundit.

29 vjeçari e përfundon kontratën në 30 qershorin e 2023-shit , fakt që do të thotë se ‘’ Verdhezinjtë ‘’ kanë shansin e fundit për të përfituar nga shitja e luzitanit dhe duke qenë se flitet për Manchester City-n , humbja e kohës mund të shkaktojë pendesë në të ardhmen .

Aktualisht interesi i gjermanëve është mbushja e arkave për arsye se kanë hasur vështirësi në aspektin ekonomik dhe i famshmi ‘ Pep ‘ kërkon ti vërë pikën problematikave të ishullorëve në krahun e majtë të mbrojtjes në vitet e fundit pavarësisht se i kanë kurorëzuar sezonet me tituj të rëndësishëm , si përshembull me fitimin e Premier Leagues.

Gjithsesi Borussia Dortmundi s’do të mbetej në vendnumëro për arsye se mund të përforcohet me lojtarë cilësorë dhe të vijojë tentativat për fitimin e titujve pavarësisht se në Gjermani e ka patur të pamundur prej shumë vitesh për shkak të protagonizmit të Bayern Munchenit.

Objektivi i ishi-t të Barcelonës mbetet fitimi i Champions Leagues , trofe që domosdoshmërisht e synon në çdo sezon dhe shpreson se në vijuesin do të thyejë një herë e mirë akullin dhe ti fusë bardhekaltërit në librin e fituesve të kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy