Armando Broja do të luajë titullar, në sfidën ku Chelsea do të përballet me skuadrën e Fulham në Premier League.
Trajneri Pochettino, i ka besuar futbollistit shqiptar, majën e sulmit. Broja do të kërkojë rrugën e rrjetës, ashtu si edhe në ndeshjen e parë ndaj të njëjtit kundërshtar.
Chelsea dëshiron fitoren e tretë radhazi në kampionat, ndërsa vjen në këtë takim, pas humbjes në Kupë ndaj Middlesbrough.



