Juventusi , në garë për Renan Lodin

Juventusi , në garë për Renan Lodin

  Pas rikthimit nga huazimi tek Nottingham Foresti, Renan Lodi vijon të mos e bindë Cholo Simeonen dhe drejtuesit e Atletico Madridit do të tentojnë të përforcohen me largimin e brazilianit në merkaton e verës.

Mbrojtësi pretendohet nga Juventusi për arsye se Masssimiliano Allegri ka mbetur i pakënaqur me performancën e Alex Sandros , i cili mund të largohet nga ‘’ Allianz Stadium ‘’ në 30 qershor, datë kur do ta finalizojë kontratën me bardhezinjtë.

Pas tetë sezonesh , italanët pretendojnë të rifreskojnë krahun e majtë të mbrojtjes me 24 vjeçarin, i cili në rast largimi do ti detyronte drejtuesit e ‘’ Los Colchoneros ‘’ të gjenin menjëherë një zëvëndësues në përfundimin e sezonit.

Tashmë kanë filluar të qarkullojnë disa emra në kampin kryeqytetas duke filluar nga  Raphael Guerreiro , Alejandro Grimaldo ose ndoshta mund të preferohet rikthimi i  Manu Sanchezit në shtëpi pas dy sezonesh i huazuar tek Osasuna.

Ky sezon do të jetë i treti për juventinët, skuadër e distancuar nga titulli , e cila fillmisht ia la stafetën Interit të Antonio Contes , më pas Milanit dhe së fundmi Napolit, skuadër e cila ka impresionuar dhe kryeson me meritë me 16 pikë diferencë pas 28 javësh.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy