
Pas dështimit për transferimin e Dusan Vlahovic në ‘’ Emirates ‘’, drejtuesit e Arsenalit nuk janë ndalur, të cilët e kanë përqëndruar vëmëndjen tek një tjetër sulmues cilësor.
Alexander Isak është bërë pjesë projektit të tyre, sipas të përditshmes ‘ Football Transfers ‘.
Fakti është se ‘’ Topchinjtë ‘’ prej shumë vitesh kanë mbetur në prapavijë në lidhje me titujt dhe traineri Mikel Arteta po jep maksimumin për ta ndryshuar historinë, edhe pse gjatë rrugës po has shumë pengesa.
Megjithatë, suedezi tek Newcastle konsiderohet një lojtar i rëndësishëm dhe anglezët pritet që t’ia vështirësojnë objektivin londinezëve, të cilët për më tepër janë rivalët direktë në Premier League.
Transferimi i të tillë komponentëve konsiderohet i komplikuar për arsye të peshës në ekipet respektive por për Arsenalin firmosja me golashënuesin suedez mbetet prioritet tashmë.
Momentalisht 24 vjeçari numëron 13 gola në 22 sfidat me Newcastle, një statistikë e cila tregon vlerat në metrat e fundit.
Lufta e ekipeve për të siguruar shërbimet e Alexander Isak ka filluar që në kohën kur ishte pjesë e Real Sociedadit, skuadër me të cilën zhvilloi tre sezone e gjysmë dhe më pas filloi një eksperiencë të re në ‘’ St James Park ‘’.



