
Portieri i Dinamos, Edvan Bakaj, ka folur në konferencë para mediave, në prag të ndeshjes së kthimit me Tiranën në Kupë. Bakaj tha se ka emocione për shkak të të kaluarës te Tirana, por shtoi ss kur fillon ndeshja harrohet gjithçka.
“Jemi përgatitur mirë për këtë ndeshje, është e vështirë. Por, kemi luajtur dy ndeshje me Tiranën mes Kupës dhe kampionatit dhe e dimë ku kemi bërë mirë dhe jo. Nesër do të jetë një ndeshje tjetër për të arritur objektivin.
Pas çdo humbje është e vështirë, por kemi lojtarë me eksperiencë dhe kemi biseduar me njëri-tjetrin dhe pushimi na ka bërë mirë. Kam kaluar disa vite shumë të mira te Tirana, është pak emocion por kur fillon ndeshja harrohet çdo gjë”, u shpreh Bakaj.



