Mertens , alternativë gratis për Barcelonën

Mertens , alternativë gratis për Barcelonën

 Me vetëm Luuk de Jong dhe Martin Braitwaithe në dispozicion, qartësisht Barcelonës i duhen përforcime  për sezonin e ardhshëm ku do të tentohet me çdo kusht rikuperimi i terrenit të humbur  .

 Xavi Hernandez po e kupton se drejtimi i një skuadre elite përbën shumë përgjegjësi sidomos kur bëhet fjalë për skuadrën ku u zhvillua , fakt që i jep një rëndësi të veçantë karrierës.

Mungesa e produktivitetit në metrat e fundit kërkon një zgjidhje emergjente sepse pikërisht aty Barcelona duhet të jetë më e qartë gjatë ndeshjeve . Në listën e gjatë të Mateu Alemany-t është përfshirë edhe Dries Mertens i cili e përfundon kontratën me Napolin në fundin e sezonit dhe ‘’ Los Cules ‘’ e duan  gratis në ‘’ Camp Nou ‘’ .  

Merkatoja e  spanjollëve vijon të mbështetet në dy faktorë shumë të rëndësishëm . Së pari gjetja e lojtarëve cilësorë me një çmim të arsyeshëm dhe ato komponentë që janë drejt fundit të kontratës me skuadrat ku aktivizohen .

Në rastin konkret , 34 vjeçari i ka thënë ‘’ jo ‘’ presidentit Aurelio Di Laurentis për qëndrimin në ‘’ Diego Armando Maradona “  dhe ‘’ Blaugranët ‘’ e vlerësojnë të duhurin për ofensivën.  

Belgu është pa dyshim një idhull tek ‘’ Il Partenopei ‘’ ku ka kontribuar për  9 sezone duke e kuptuar shumë mirë filozofinë e lojës ‘’ Azurrëve “ por interesi i Barcelonës meriton analizat respektive sepse është një skuadër elite që ëndërrohet nga çdo lojtar , sidomos për ato që janë drejt mbylljes së ciklit në futbollin e luajtur sepse do të finalizonin karrierën në mënyrë spektakolare pavarësisht se edhe Psv Eindhoven po tenton ta  rikthejë në ‘’ Philips Stadion “ . 

148 gola dhe 88 asiste  në 379 ndeshje janë statistika që japin për të kuptuar se ekstremi nga Luven duhet konsideruar sepse me eksperiencën e tij , ofensiva e kuq e bluve mund të ketë të tjera rezultate në vijimësi .  

Sezoni aktual është determinant për të ardhmen sepse deri në fund Barcelonës nuk i falen gabimet pasi mosarritja e objektivave do ta shtonte hidherimin në Katalunjë  .

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy