Napoli, objektiv tek Genoa

Napoli, objektiv tek Genoa

Sezoni jo i mirë i Napolit, skuadër momentalisht jashtë Europës është një sinjal se në merkaton e verës do të jetë një protagoniste e padiskutueshme, sidomos nëse i referohemi Serisë A.

‘’ Il Partenopei ‘’ e kanë humbur ndjeshëm terrenin në aspektin e performancës në krahasim me të kaluarën, fakt që me siguri do të pasohet me largimin e disa elementëve kyçë.

Një ndër më të pretenduarit është natyrisht Victor Osimhen, i cili nëse do ti japë lamtumirën ‘’ Diego Armando Maradonas ‘’ besohet se do të lërë një boshllëk në repartin e avancuar.

Drejtuesit kanë qëndruar në Itali, të cilët janë interesuar për Albert Gudmunsson.

Prezenca e islandezit i ka ndihmuar të besuarit e Alberto Gilardinos, i cili në 36 sfida e ka gjetur 16 herë rrugën e rrjetës.

Sigurisht kjo arritje meriton të merret në konsideratë por sipas specialistit të merkatos Matteo Moretto, ‘’ Azurrët ‘’ i pret një sfidë e ashpër me Juventusin, Interin dhe gjithashtu disa klube të elitës në Premier League.

Duhet shtuar se prioriteti i ishi-t të Az Alkmaar është qëndrimi në një ndër pesë ligat më të rëndësishme të kontinentit të vjetër, një lloj avantazhi si për bardhekaltërit ashtu edhe për ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’ dhe zikaltërit.

Tre sezone i janë dashur nordikut për të qenë pjesë e planeve të skuadrave me shumë histori, në kampionatet respektive dhe jo vetëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy