Drejtori sportiv i Kukësit, Pero Pejic, në emisionin “Skaner” në MCN TV, është shprehur se te verilindorët është një situatë e qetë, pas fitores me Tiranën. Ai zbuloi gjithashtu, se me rezultatet e skuadrës, është i kënaqur edhe presidenti i nderit Safet Gjici.
“Ne javët e fundit kemi qenë në situatë të keqe, sepse po të fitonte Tirana, shkonte 9 pikë diferencë. E rëndësishme për ne ishte të mos humbnim ndeshjen. Jemi shumë të kënaqur që tani jemi 3 pikë larg. Tirana më pëlqen. Ka mbrojtje, mesfushë dhe sulm shumë të mirë. Vllaznia luan futboll shumë të bukur. Partizani nuk ka pikë, as loja nuk është e mirë. Dinamo luan pas shumë kohësh në Superiore. Deri tani Gjici është i kënaqur, me atë që skuadra po tregon deri tani.”, u shpreh Pejic.



