Endrick deklaron të ardhmen

Endrick deklaron të ardhmen

  Duket se transferimi i Endrick Felipes në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ nuk do të jetë edhe aq i lehtë për Real Madridin .

Sipas ‘ Mundodeportivos ‘ , ‘’ Galaktikët ‘’ nuk kanë pranuar të dorëzohen asnjëherë për brazilianin , për të cilin lufton edhe Chelsea me Paris St Germain por sipas mediave vendase  drejtuesit e Palmeiras e kanë refuzuar ofertën prej 20 milionë eurosh të ‘’ Les Pariziens ‘’ për 16 vjeçarin duke i qëndruar besnikë klauzolës për prishjen e kontratës e cila vlerësohet në 60 milionë euro.

Së fundmi Endrick Felipe i shtoi edhe një trofe të rëndësishëm karrierës shumë premtuese pasi fitoi kampionatin me Palmeirasin , sukses që ndoshta do ta ndryshojë rrjedhen e të ardhmes .

Gjatë një interviste në lidhje me këtë histori e cila po komentohet shumë në javet e fundit , ai ka deklaruar :

“ Po mendoj vetëm për Palmeirasin dhe objektivi im është vazhdimi i kësaj rruge . Nuk më interesojnë ofertat por edhe nëse një ditë do të largohem , gjithmonë do të mendoj për këtë skuader ‘’, ishin këto fjalët e Endrick Felipes.

Sipas Fabrizio Romanos babai i sulmuesit menjëherë e ka konfirmuar duke anashakaluar zërat për largimin e mundshëm të tij drejt ‘’ Santiago Bernabeut ‘’ :

‘’ Nuk e kemi vendosur akoma të ardhmen . Endrick është i lumtur tek Palmeirasi dhe do të shikojmë se çfarë do të ndodhë në muajt vijues ‘’ , finalizoi babai i yllit të brazilianëve .

Ekipet e interesuar tashmë e kanë marrë përgjigjen por gjithsesi duhet pritur sepse potenciali i kryeqytetasit ka shokuar çdokënd dhe është e natyrshme që ofertat në drejtim të Palmeirasit të jenë gjithmonë prezente.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy