Inter interesohet për Pjanic

Inter interesohet për Pjanic

 Vuajtjeve të gjata të Miralem Pjanic duket sikur iu ka ardhur fundi. Pas Juventusit  , Interi bëhet skuadra e dytë që ka shprehur interes për  boshnjakun .  Rikthimi i mundshëm në Torino tanimë mund të konsiderohet i komplikuar   duke qenë se zikaltërit gëzojnë një formë të shkëlqyer sidomos pas Scudettos së 19- të në histori, fakt që  mund ti shërbejë të ardhmes se 31 vjeçarit që kërkon medoemos largimin nga   ‘’ Camp Nou ‘’.

 Bardhezinjtë kanë deklaruar se nuk mund ti ofrojnë mesfushorit 8 milionë euro që përfiton tek  Barcelona duke u treguar shumë të kujdesshëm  deri sa të rikuperojë rendimentin maksimal .

 Nga ana tjetër në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ po përjetohet një situatë e komplikuar në lidhje  me rinovimin e Marcelo Brozovic të cilit i skadon kontrata në 2022-shin dhe vijon me mosgjetjen e gjuhës së përbashkët me drejtuesit e italianëve  . Gjithçka mbetet pezull dhe   sipas As kjo histori mund ta rrezikojë qëndrimin e kroatit tek Interi dhe Miralem Pjanic shikohet si një alternativë e përshtatshme për faktin e njohurive mbi  kampionatin italian pasi në të kaluarën shijoi eksperienca të mrekullueshme tek Roma dhe Juventusi .  

Kjo situatë evidenton  se e ardhmja në Milano ose rikthimi në Torino varen automatikisht nga  shitjet e Aaron Ramsey dhe Marcelo Brozovic për të cilët pritet shumë shpejt gjetja e destinacionit . 

Largimi nga Katalunja që konsiderohet i mbyllur tashmë është shoqëruar me një sezon  ku u aktivizua  në 30 takime në të cilat s’mundi  ta bindë Ronald Koman për të besuar përsëri në aftësitë e tij .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy