
Më 1 prill do të luhet supersfida mes Manchester City dhe Liverpool, aty ku spektakli është i garantuar.
Në prag të kësaj sfide, lajmet për trajnerin Guardiola nuk janë aspak të mira. Ndaj Liverpool, do të mungojë sulmuesi Erling Haaland.
Ky i fundit u dëmtua gjatë grumbullimit me kombëtaren e Norvegjisë. Pasi kreu vizitat mjekësorë në Barcelonë, lojtari është rikthyer në klub për të vazhduar rikuperimin, por mungesa ndaj Liverpool është e sigurt.



