
Mesfushori i Shqipërisë, foli për shortin e Europianit, që vendosi kuqezinjtë me kundërshtarë të vështirë si Spanja, Italia dhe Kroacia.
Sipas tij, grupi nuk është i lehtë, por shtoi se ekipi do të tentojë të bëjë befasinë dhe mrekullinë në Gjermani.
Një grup i vështirë me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë, por ne do të shkojmë në Gjermani dhe do të tentojmë që të bëjmë befasinë. Ne shkojmë atje që të tregojmë nivelin e skuadrës sonë. Edhe në kualifikuese në Grupin E kemi pasur ekipe të vështira si Çekia dhe Polonia. Ne do të shkojmë atje të luajmë, të bëjmë maksimumin dhe të marrim rezultate pozitive. Nuk do të dorëzohemi lehtë. Një grup i vështirë, por ne mund të bëjmë mrekullinë në Gjermani.



