Këtë të shtunë, do të luhen dy ndeshjet e fundit çerekfinale të Europianit.
Në orën 18:00, Anglia përballet me Zvicrën, në një sfidë ku spektakli është i garantuar. Kombëtarja e “tre luanëve” vjen si favorite në këtë takim, por helvetët kanë treguar se shpesh i hapin probleme të mëdhave, siç ndodhi edhe me Italinë.

Ndeshja e fundit, do të luhet 3 orë më vonë, aty ku Holanda sfidon Turqinë. Pritet një takim i luftuar nga të dyja ekipet, që do të kërkojnë me çdo kusht kualifikimin për një gjysmëfinale.



