Dinamo ja doli të regjistrojë fitoren e parë në kampionat nën drejtimin e trajnerit italian Vanoli, pasi triumfoi 2-1 në “Selman Stërmasi” ndaj Tiranës.
Tre pikë që nuk ndryshojnë asgjë në situatën e dinamovitëve, të cilët ishin të rënë matematikisht në kategorinë e parë duke mos arritur objektivin.
Ndërsa skuadra tjetër e kryeqytetit, Partizani, ja doli të sigurojë pjesëmarrjen në zonën e kupave të Europës pas triumfit 4-0 ndaj Kastriotit, që ashtu siç u shpreh edhe trajneri Mehmeti, ishte objektivi minimal.



