
Federico Chiesa është shëndërruar në kohët e fundit në objektivin kryesor të drejtuesve të Bayern Munchenit.
Italiani ka lënë gjurmë tek Juventusi, për të cilin sipas ‘ Sky Sports ‘ bavarezët janë të gatshëm të ofrojnë 10 milionë euro plus Joshua Kimmich.
Mënyra e lojës së italianit natyrisht do ti favorizonte ish fituesit e Bundesligës në metrat e fundit pasi është mjaft teknik dhe i shpejtë dhe mund të vërë në vështirësi çdo rival.
Gjermanët synojnë rikthimin tek titujt e rëndësishëm , të cilët në sezonin e kaluar e humbën kampionatin dhe u eleminuan nga Real Madridi në Champions League.

Nëse i referohemi Joshua Kimmich, duhet theksuar se vitet e fundit e ka rritur ndjeshëm nivelin dhe tashmë mund të aktivizohet edhe si mesfushor, pozicion ku ka shkëlqyer edhe me kombëtaren e Gjermanisë.
Sigurisht, duke patur parasysh se flitet për një element shumë cilësor, drejtuesit e ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ kanë filluar ti bëjnë me imtësi llogaritë, skuadër që në vitet e fundit ka mbetur në prapavijë në lidhje me titujt, edhe pse në sezonin pararendës e fitoi Kupën e Italisë.
Vendimi final i takon drejtuesve respektivë dhe nëse negociatat do të avancojnë ashtu siç shpresohet,ky shkëmbim mund të konsiderohet një ndër më të bujshmit e merkatos së verës.
Ishi i Fiorentinës e finalizoi sezonin me 10 gola dhe 2 asiste në 37 sfida, i katërti në rradhët e bardhezinjve.



