Rrëfehet Neymar: Do të vazhdoj të qëndroj në Paris (VIDEO)

Rrëfehet Neymar: Do të vazhdoj të qëndroj në Paris (VIDEO)

Ylli brazilian, Neymar, ka dhënë më në fund verdiktin e tij për zërat që e lidhin për një largim të mundshëm të tij nga skuadra e PSG-së.

Në një intervistë të dhënë për mediat braziliane, sulmuesi 26-vjeçar ka hedhur poshtë të gjithë zërat që e largonin atë nga Parisi, duke theksuar se synimi i tij tek PSG-ja është fitimi i sa më shumë trofeve.

Do të vazhdoj të qëndroj në Paris. Kam një kontratë me Paris Saint-Germain. Shkova në Francë për një sfidë, për të bërë diçka të re dhe për të synuar objektiva të rinj. Në mendjen time asgjë nuk ka ndryshuar nga këto. Sa i përket marrdhënies me drejtuesit, dua të them se të gjithë përfundojnë duke spekuluar shumë rreth kësaj historie. Është diçka e mërzitshme. E gjithë bota e di përzemërsinë që ndjej për presidentin, për Francën dhe për tifozët e Paris Saint-Germain”, deklaroi Neymar.

Në vijim ai foli dhe për mardhënien me Mbappen, ecurinë në Kupën e Botës si edhe prurjen e re te PSG, Buffon:

Sa i përket Kupës së Botës, për fat të mirë çdo gjë tashmë është e kaluar, trishtimi është përballuar dhe ne duhet të përpiqemi të jemi të lumtur. Kemi shumë më tepër arsye për të qenë të lumtur sesa të trishtuar. Buffon!? Është një nder të luaj me të, jo vetëm sepse është një portier i madh por edhe për personin që është. Ai mund të na japë shumë. Shpresoj që të trasmetoj te ne shumë nga ekperienca e tij”, përfundoi Neymar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy