Real Madridi, nuk dorëzohet për Kubon

Real Madridi, nuk dorëzohet për Kubon

Rendimenti i shkëlqyer i Takefusa Kubos me Real Sociedadin, vijon ti bindë drejtuesit e Real Madridit, të cilët do të synojnë blerjen e tij në merkaton e verës.

‘’ Galaktikët ‘’ sipas ‘ As ‘ e vlerësojnë japonezin, një element i domosdoshëm në skemat e Imanol Alguacil, i cili patur disa eksperienca në Spanjë, tek Mallorca, Villareali dhe Getafe.

Me ‘’ Los Txiuriurdines ‘’ mesfushori ka arritur të shpërthejë dhe në vijimësi mund të ketë shansin për tu transferuar në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ për tu vënë nën urdhërat e Carlo Ancelottit.

Po punohet intensivisht edhe në lidhje me rinovimin e Marco Asensios dhe nëse ‘’ Los Blancos ‘’ do ta arrijnë objektivin për Takefusa Kubon, dy krahët e mesfushës do të jenë të mirëmbuluar për sezonin e ardhshëm.

Tashmë ‘’ Los Merengues ‘’ e kanë thënë fjalën e fundit dhe nxënësi i Imanol Alguacil do të jetë prioritet gjatë verës.

6 gola dhe 3 asiste në 28 sfida është kontributi i Takefusa Kubos deri më tani, i cili mund të rezultojë një ndër transferimet me cilësorë të ‘’ Los Merengues ‘’, një rival që bashkjeton me suksesin dhe tenton përmirësimin e vazhdueshëm në çdo aspekt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy